Dëgjoni çka thotë frizura:”Shaip Kamberi prej 20 vitesh ka pasur koalicione me partinë e Millosheviqit”

“Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës mbeten pa përfaqësim pavarësisht se në legjislaturën paraprake kishin tre deputetë.Faktorët politikë në Luginën e Preshevës kanë akuzuar njëri – tjetrin për përçarjen që i la shqiptarët pa përfaqësim në parlament.

Në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se Shaip Kamberi prishi Marrëveshjen e Tiranës që unifikonte shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke dalë me listë të vetën në zgjedhje.

Arifi duke iu përgjigjur a kuzave të Kamberit se ky ka bashkëpunim me Vuçiqin, ai thotë se vet Kamberi ka dëshmuar në të kaluarën për bashkëpunimin me Vuçiqin.

“Prej 20 viteve Shaipi dhe partia e tij vazhdimisht kanë qenë në bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë me koalicione në nivel lokal.

Kamberi në dy mandate ka qenë kryetar i Bujanocit dhe gjatë këtyre mandateve ka pasur koalicione me partinë e Vuçiqit, Daçiqit e po ashtu ka pasur koalicione me një parti radikale që është pasardhëse e Millosheviqit”, tha Kamberi.

I pari i Preshevës thotë se nuk ka pasur komunikim me Vuçiqin.

Arifi thotë se ka bërë një spastrim politik të elitës politike 20-vjeçare në Luginën e Preshevës”.