Dëgjuan zhurmën që vinte nga tualeti i femrave, punonjësit e hotelit mbetën të habitur çka panë brenda

Mysafirët dhe stafi i një hoteli në Montana të SHBA-ve, mbetën të habitur kur zbuluan se çfarë po fshihej në tualetin e femrave.

Aty po qëndronte i shtrirë një ari i vogël, i cili dukej sikur ishte i impresionuar me hapësirën ku gjendej

“Ariu i zi kishte gjetur rrugën deri te dritarja e tualetit të femrave”, kanë njoftuar punonjësit e hotelit.

Megjithatë ata kanë falënderuar zyrën e sherifit dhe punonjësit e zyrës që merren me kafshët e egra, që kanë reaguar me kohë për ta kapur.