Deklarata Skandaloze: ”Hashim Thaçi shkoi në Hagë për të mos u kthye më kurrë”


Pjesëtari i shoqërisë civile, Samir Potera, ka reaguar pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se do të shkoj në Hagë për tu intervistuar nga Gjykata Speciale.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se “të hënën Hashim Thaçi shkon në Hagë për të mos u kthye më kurrë”.

Postimi i plotë:

Te hanen Hashim Thaci shkon ne Hage per te mos u kthye me kurre.
Sa femije i ka lane ne lote. Sa nane me duar ne gji.
Eshte drejtesi e vonuene. Vec ma mire vone se kurre.