Deputeti i LDK-së
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë ka marrë vendim që kjo parti të mos futet në koalicion me partinë e Kadri Veselit (PDK), dhe se koalicionit me këtë parti i kanë vendosur vija të kuqe.
Por, vijat e kuqe të LDK-së për PDK-në, kanë filluar të fshihen, pasi që kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, ditë më parë tha se këto vija duhet të hiqen tani dhe në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato mbahen në Kosovë.
“Tani duhet të hiqen edhe në situatën e tanishme, por edhe kur të vijnë zgjedhjet e ardhshme, për shkak se zgjidhjet janë të vështira”, ka thënë Mustafa.
E kundër deklaratave të Mustafës për vijat e kuqe, ka dalë deputeti i kësaj partie Haxhi Avdyli.
Ai në një prononcim, tha se nuk është e drejt që dikush që nuk ka dalë që gjashtë vite në zgjedhje t’i shkelë vijat e kuqe dhe vendimet e partisë.
“Normalisht për vendosjen e vijave të kuqe dhe heqjen e tyre vendos Këshilli i Përgjithshëm dhe për këtë do të vendos Këshilli, nuk është në rregull që gjatë fushatës ne të dalim si deputet dhe të paraqesim ato qëndrime që i ka marrë Këshilli i Përgjithshëm e tani dikush që nuk del fare në vota që 6 vite edhe del i shkel vijat e kuqe”, tha ai.
Deputeti i LDK-së – Isa Mustafës: Vendimin për “vijat e kuqe” e merr Këshilli
Deputeti Avdyli tha se kryetari Isa Mustafa po i shkelë vendimet e partisë duke marrë vendime pa miratimin e Këshillit dhe sipas tij, kushdo që i shkelë këto vendime të merren masa ndaj tij.