Deputeti suedez e krahason Mitrovicën me Berlinin e dikurshëm (VIDEO)

Njohja në Suedi me refugjatët kosovarë gjatë luftës, e lidhi Magnus Jacobson me vendin ballkanik.

Që nga atëherë Kosovën vazhdon ta ketë për zemër, andaj deputeti suedez erdhi ta vizitojë për herë të tretë.

Ky u takua me presidenten Vjosa Osmani, politikanë e organizata. Aty gjeti edhe mënyra të reja për të ndihmuar shtetin 14-vjeçar, njofton Klan Kosova.

Në takimet që pati, temë e pashmangshme ishte edhe lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në Ballkan.

Ai s’ka fjalë të mira për Serbinë, rreth qëndrimit që mbajti në këtë situatë..