Deputetja e VV-së: Hajt tregona allahile “Çka u ba Hykmete”

“Çka u ba Hykmete”, deputetja e VV-së i kthehet Bajramit.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj Sadiku, i është drejtuar deputetes së LDK’së, Hykmete Bajramit, pas fjalës së saj në Kuvend për mungesën e librave, raporton Express.

Derisa Tishukaj-Sadiku po fliste për mungesën e librave, duket se Bajrami ndërhyri edhe pse nuk dëgjohet se çka thotë.

Në këtë moment, deputetja e VV’së i kthehet Bajramit, duke i thënë “Çka u ba Hykmete? A?”.

“Po, veç kanë rrjedh nga unë dhe grupi i Vetëvendosjes”, dëgjohet duke thënë më pas ajo.