Dëshmitari: Me sytë e mi e kam parë Millorad Gjokoviqin duke e v rarë Esat Morinën (VIDEO)

Millorad Gjokoviq është arrestuar dje nën dyshimin për k.rime Iufte gjatë vitit 1999 në komunë të Pejës.

Dëshmitari, Halit Gashi, deklaron se Gjokoviqin e kishte parë me sytë e vet duke e vr.arë Esat Morinën dhe se këtë rast e ka denoncuar qysh në vitin 2016, për çka thotë se ka fakte e dëshmi.

Me të dyshuarin, Gashi thotë se e ka pasur edhe një përballje në zyrë duke i thënë se është vr.asës.

“Më 7 maj 1999, në fshatin Ozdrim janë ma.sakruar 10 qytetarë. Njëri prej tyre ishte Esat Morina, v.rasjen e të cilit e kam parë me sy. Atë e ka v.rarë Millorad Gjokoviq, të cilin e kam denoncuar qysh në vitin më 2016. AI është arrestuar sot, por më mirë vonë se kurrë. Unë e kam parë me sytë e mi që Millorad Gjokoviqi e ka v.rarë Esat Morinën”.

“Këtë ia kam thënë edhe në zyre, zyrtarisht më 2016. Kishte ardhur për ta nxjerrë një dokument për dikë tjetër, e kam pyetur se a je ti ky, më tha po, dhe më pas i kam thënë ‘Ti je v.rasës. Të kam parë me sy Esat Hasan Morinën kur e ke v.rarë’.

Dhe para Zotit, robit e dretjësisë ke për t’u ballafaquar me mu’, deklaron Gashi për Klan Kosova.

Ai poashtu u shpreh se para denoncimin e ka bërë edhe për një person tjetër, fqinj të tij të quajtur Momo Vukotiq, të cilin po ashtu tha se e kishte parë duke kryer vr.asje, dhe se para drejtësisë do të dëshmojë gjithçka./Njeshi&KlanKosova.tv