Detaje të reja nga v dekja tragjíke e 15-vjeçarit nga Kosova në Zvicër


Aksídenti i rëndë që ndodhi në mbrëmjen e të shtunës në Sugiez (Friburg), në të cilin humbi jetën një adoleshent me prejardhje nga Kosova, duke se ka ardhur si pa sojë e një gríndjeje mes dy grupeve të të rinjve, shkruajnë shumë media zvicerane.

Familja e të të ndjerit thanë se tani për tani nuk duan të komentojnë ngja rjen për publikun. Ajo që dihet është se A. R., ka qenë djali i vetëm i familjes R., me prejardhje nga fshati Panorc i Malishevës, e cila ka edhe dy vajza.

Të shtunën në mbrëmje, dy grupe adoleshentësh janë p ërleshur në Murten, kantoni i Fribourgut. Pasi policia i ka ndarë grupet në stacionin e trenit në Murten, p ërleshja, sipas mediave, është bartur në stacionin e trenit në Sugiez ku dhe ka ndodhur aksidenti fatal. Por, policia thotë se nuk ka informacione që aksidentit t`i ketë prirë ndonjë p ërleshje në stacionin në Sugiez, transmeton albinfo.ch.

Siç është raportuar tashmë, i riu 15-vjeçar ka vrapuar në shina dhe nuk ka vënë trenin që po afrohej. Ai ka vdekur në spital nga plagët e marra.

I ndjeri është 15-vjeçari A. R. * Këtë e ka konfirmuar edhe komuna e Malishevës në faqen e saj të internetit, të dielën në mbrëmje. Familja e A. R. është me prejardhje nga fshati Panorc, i komunës së Malishevës dhe jeton në Neuchâtel, Zvicër.