![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Kompania “Prince Caffe” e cila është në pronësi të familjes Devolli e ka fshirë aplikacionin “Falli im”, pas kritikave që mori nga hoxha mitrovicas, Armend Haxhiu, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haxhiu, i cili e ka publikuar një mesazh, të cilin thotë se e ka marrë nga menaxheri i marketingu të kësaj kompanie, Valon Shala.
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Në këtë mesazh, Shala i ka kërkuar falje hoxhës dhe të gjithë qytetarëve të cilët mund të jenë ofenduar nga ky aplikacion që, sipas tij, ka pasur qëllim vetëm argëtimin e tyre.
“I nderuar Hoxhë Armend Haxhiu, po ju shkruaj në emër të ‘Princ Caffe’ dhe ‘Prince Caffe Turke’ u kërkon falje të gjitha grupeve që u ndien të ofenduara nga aplikacioni ‘Falli im’. Ky aplikacion asnjëherë nuk ka pasur për qëllim përhapjen e shirkut dhe asnjëherë nuk është menduar në një formë të tillë.”
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
“Qëllimi i vetëm ishte zbavitja e konsumatorëve në këtë kohë pandemie dhe kohë të vështirë për të gjithë ne. Ne kemi marrë vendim që të të tërhiqemi nga promovimi i këtij aplikacioni dhe kemi filluar ndërprejen e të gjitha reklamave për këtë aplikacion.“
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
“‘Prince Caffe’ dëshiron të promovojë vlera. Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë të gjithë konsumatorëve që mund të jenë ndier të ofenduar”, thuhet në mesazhin e kompanisë së Devollëve, të cilin e ka publikuar Haxhiu.
Ky veprim i “Prince Caffe” sipas hoxhës Armend Haxhiu ka treguar se është një kompani serioze.
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
“Allahu na shpërbleftë të gjithëve së bashku, që ndërvepruam, në si qytetarë dhe kompania që na kuptoi drejtë. Me këtë veprim kompania ka dëshmuar se respekton ndjenjat e qytetarëve dhe se është një kompani serioze”, ka shkruar hoxha mitrovicas./Gazeta Sinjali/