Diamanti rozë më i veçanti në botë, plot 38 milionë dollarë (Video)


Një diamant jashtëzakonisht i rrallë, ngjyrë rozë i përzier me vjollcë, i cili është gjetur në Rusi, ka dalë në ankand me vlerën e 38 milionë dollarëve. Diamanti në formë ovale që ka të njëjtin emër si baleti i famshëm rus ‘The Spirit of the Rose’, është më i madhi i gjetur deri më tani. Të tillë gurë të çmuar me ngjyrë rozë janë shumë të rrallë, si dhe më të vlerësuarit estetikisht nga ata që i koleksionojnë.

I gjetur nga prodhuesi rus i diamanteve Alrosa, ku guri rozë është 14.83 karat. Gary Schuler, kryetar i stolive të shtëpisë së ankandeve Sotheby është shprehur se të gjesh diamantë të kësaj ngjyre në natyrë është jashtëzakonisht e rrallë.

Sipas tij vetëm një përqind e të gjithë diamanteve rozë janë më të mëdha se 10 karat. Diamantët me këtë ngjyrë janë më të vështirë për t’u gjetur, pasi ato kanë një strukturë të veçantë që thyejnë dritën për t’u prodhuar, në vend që të kenë ngjyrë të bardhë.

“The Spirit of the Rose” është shfaqur deri më tani në Hong Kong, Singapor dhe Taipei, por askush nuk e ka blerë. Ky diamant do të prezantohet edhe në Gjenevë në 11 Nëntor.

Kohët e fundit është rritur shumë interesi sidomos nga të pasurit për të shtuar në koleksionet e tyre gurë të çmuar me vlera marramendëse.