Analisti Xhevdet Pozhari, është përfshirë në debatin për lejimin e shamisë në shkollat e Kosovës.
Pozhari ka thënë se i përket besimit islam por s’mund t’ia mbush mendjen dikush që merr fonde për t’i mbuluar femrat shqiptare.
“O vëllezër të dashur të besimit Islam, mundësisht mos më boni tag në thumbimet e juaja shkaku i qëndrimit për mbulesën në moshë të mitur.
E di se në shtetet e tjera lejohet bartja e mbulesës në shkolla, por njëjtë e di se në po ato shtete është legal edhe prostitucioni, edhe kazinotë, edhe të drejtat e komuniteteve të tjera që i keni kripë në sy.
Për fat të keq, jemi larg demokracisë së atyre shteteve.
Unë i përkas besimit Islam pse dashnia për Zotin më është e rrënjosur në zemër, pse ashtu ndjehem i përmbushur, jetoj në paqe me vetveten, e jo pse dikush që merr fonde për t’i mbuluar femrat shqiptare mundet me ma mbush mendjen”, ka shkruar ai.
Ai ka shkruar se mund të jetojë si musliman edhe nëse Bashkësia Islame e Kosovës ia merr inatin.
“Personalisht muj me jetu si mysliman edhe nëse krejt BIK-u ma merr inatin pse e them një të vërtetë:
Se çmimi i haxhit ka qenë i lartë dhe një prej të hyrave kryesore të BIK janë fitimet nga haxhi.
Dhe, se ky institucion nuk dihet kurrë sa pare merr. Por, ani, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre.
Mua më mjafton lidhja me Zotin tim! Kështu që mos ma qelni gojën!
Se edhe ashtu mezi presin ata që ju sulmojnë përditë dhe kanë informacione pakrahasimisht ma pak se unë rreth fesë dhe për dallaveret njerëzore që bëhen në emër të saj”, ka shkruar ai.