Dje skifter, sot pulë, Vuçiq i zbutë deklaratat që i tha për Kosovën


Aleksandër Vuçiq dje k ërcënoi me luftë Kosovën. Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiq tha se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen p ërleshjet e a rmatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës.

Nga deklarata prej një skifteri, Vuçuq sot u bë pulë.

Presidenti serb ka thënë sot se reagimet e politikanëve kosovarë ishin histerike ndaj deklaratës së tij.

“Kam qenë preciz dhe i qartë. Unë vetëm kam thënë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të a rmatosura, gjë që nuk e dëshiron askush.

Serbia është pro asaj që të ruaj politikën që sjellë paqe” ka thënë Vuçiq sot për mediat serbe./Indeksonline/