Do qani! Nuk kishin para fare dikur, ja çfarë pune ka bërë Maja dhe Sinan Hoxha për të mbijetuar


Teksa i shikon sot në faqet e para të gazetave dhe revistave e ke paksa të vështirë të besosh që para se të ishin kaq të njohur kanë qenë njerëz të thjeshtë.

Këngëtarja e njohur e ftuar në një emision ka kujtuar kohën kur ajo ka emigruar në Gjermani, ku në moshë fare të vogël ajo është përballur me shumë vështirësi.

“Shkova për shkollë dhe aty më adoptoi një zonjë në Gjermani, edhe pse isha mbi moshë, mbi 18 vjeçe. Fillova duke punuar, duke pastruar, në fabrikë në teatër etj. Puna më e vështirë që kam bërë ka qenë në fabrikë. Ishte punë monotone. Më mirë të jem në mal të mbledh çaj, sesa të bëj një punë monotone. Kam punuar 2 muaj aty”, rrëfeu këngëtarja e njohur.

Sinan Hoxha është kthyer në artistin e dashur dhe të suksesshëm, por në fillimet e tij, puna që bënte, s’kishte aspak lidhje me skenën. Ai ka zbuluar se dikur zotëronte një furrë buke: “Kam punuar furrxhi, bëja bukë”. Dhe me shumë mund dhe punë ai arriti të bëhej sot një nga këngëtarët më të famshëm.