Do të konsultohem me gruan nëse kandidohem apo jo për kryetar të Prizrenit


Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje të prerë nëse do të jetë kandidat për edhe një mandat në zgjedhjet lokale të tetorit. Ai ka thënë se ka ende disa punë që i kanë mbetur dhe do të donte t’i vazhdonte, por shton se vendimin nuk do ta marrë vet /Pamje mePosht

“Ka shumë projekte, shumë gjëra, por vendimin nuk do ta marrë vet, por në konsultim (me gruan ndoshta) dhe vendimi duhet me u marrë brenda këtij muaji”, ka deklaruar ai në REPORTERI n’komuna.