Don Lush Gjergji i çon selam Hoxhë Husamedin Abazit: Askush në botë s’mund të krahasohet me Nënën Terezë

Një deklaratë e Hoxhës Husamedin Abazi, e dhënë në Pressing, ku tha se Nëna Terezë nuk është vlerë nacionale dhe se nëpër institucione më mirë është të vendoset fotografia e Mulla Idriz Gjilanit, ka ngjallur reagime.
Kësaj deklarate të Abazit, i ka dhënë përgjigje Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës.

Në një prononcim Don Gjergji ka thënë se askush në bo//të s’mund të krah.asohet me Nënën Terezë.

Sipas tij, Nëna Tereze është një “përjashtim” pozitiv jo vetëm për botën shqiptare, por edhe për mbarë njerëzimin.
“Çdo njeri dhe personalitet e ka vendin e vet. Nëna Tereze është një “përjashtim” pozitiv jo vetëm për botën shqiptare, por edhe për mbarë njerëzimin, si figurë karizma.tike kushtuar Zot.it – Dashuri dhe vëllait apo motrës – njeri, bile atyre që askush nuk kujdeset për ata. Shembulli dhe dëshmia e saj janë universale dhe unike jo vetëm në historinë e krisht.erimit, por edhe të njerëzimit.

Çdo nderim Mulla Idriz Gjilanit, si dhe figurat tjera tona të njohura dhe të nderuara, që janë të mëdhaja dhe të rëndësishme për ne, megjithatë askush në botë, e jo vetëm në botën shqiptare, nuk mund të krahasohet me Shën Nënën Tereze”, ka deklaruar Gjergji.
Sipas Abazit, Nëna Terezë nuk është vlerë nacionale.

“Ajo (Nënë Tereza) nuk është vlerë nacionale. Shumë më vlerë nacionale kishte me qenë Mulla Idriz Gjilanin me pas nëpër institucionet e tona por nuk e ke askund”, tha Abazi.
Abazi tha se ka respektin më të madh për punën e nobelistes për njerëzimin.
“Mulla Idriz Gjilani ka punu, ka dhe ka derd.h gj.ak për këtë vend. Kur është puna për ne Nëna Terezë s’ka bërë sa ka bërë Mulla Idriz Gjilani e shumë të tjerë”, tha Abazi.