DONIKËN nuk e japim!

DONIKËN nuk e japim!
Është krejt normale që Donika Gërvallën nuk e durojnë dhe duan ta përlajnë për së gjalli elitat intelektuale e akademike të analfabetëve të dalur nga shkollat e podrumeve e të qihaneve të të ashtuquajturit shkollim paralel të LDK-së, nga universitet e mbasdarkave e orgjive të PDK-AAK-NISMA-PSD-së.
Donika ka shkollë, edukatë e formim. Por Donika e ka vështirë. Shumë vështirë. Siç e pat rëndë Kosova përgjatë dy dekadave të sundimit e të zullumit të budallëve të mësipërm mbi të.
Përmes mbrojtjes së kësaj Donike dhe donikave të tjera ngjashme nga të tërbuarit për shkak të humbjeve të privilegjeve, ne do të dëshmojmë e tregojmë sa e duam lirinë, demokracinë, Evropën e botën e përparuar dhe sidomos Kosovën tonë të shtrenjtë e prosperitetin e saj.
Vjosa, Albini, Donika. Sot për sot janë trinia e shenjtë shqiptare e Kosovës.

Salih Kabashi