Durmishi: Veteranë ma shumë se Vetëvendosja nuk ka asnjë subjekt politik

Zv. Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti z. Hysen Durmishi ka dhënë një deklaratë interesante sa i përket veteranëve të UÇK-së.

“Veteranë ma shumë se Vetëvendosja nuk ka asnjë subjekt politik. Dhe kjo është e nënkuptueshme se gjysma e Kosovës është me Vetëvendosjen.

Rrjedhimisht më së shumti veteranë ka Vetëvendosja. Plus në struktura udhëheqëse ka shumë njerëz të l uftës, ma shumë se sa subjektet e tjera politike.

AAK ka, por PDK s’ka më në struktura të saj“, ka shtuar Durmishi.