DYSHOHET SE NJË GRUA SERBE KA VDEKUR, BARRIKADAT IA PAMUNDËSUAN RRUGËN PËR NË SPITAL (FOTO)

Një grua në Mitrovicën Veriore ka pësuar s ulm në zemër të mërkurën pasi që djali i saj u torturua nga dy persona të maskuar.

Kështu ka shkruar një vajzë, Božović Vesna e cila është prezantuar si mbesa e saj, teksa ka thënë se asaj nuk i është lejuar të kalojë barrikadat na serbët që kanë bllokuar rrugën në Zveçan.

“Tezja ime, e cila jeton në Kosovë, ka pësuar s ulm në zemër sot pasi djali i saj u torturua nga dy majmunë të maskuar. I gjori duhej ta çonte nënën e tij në spitalin e Mitrovicës, por ata idiotët në barrikadë nuk ia hapën rrugën. Nuk arrij dot as në Rashkë. Sonte ata janë në mëshirë të fatit. Poshtë në Kosovë, duke luftuar me Albin Kurtin, lufta me barrikada kthehet në luftë kundër vetë serbëve”, tha ajo.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Agim Musliu përmes një postimi në Facebook u shpreh se gruaja në fjalë tashmë ka vdekur.

“Kriminelët e t erroristët e Vuçiqit, ne kry me Radoiçiqin, ua paskan mbyll rrugët edhe vet serbëve në veri. Një grua serbe që ka pasur atak kardiak mbrëmë diku në veri, të cilën nuk e kanë lënë të shkojë në spital, paska vdekur. Këtë e kuptuam, por sa raste të tjera nuk nuk i dijmë? A e dijnë EU-ja? Kjo quhet katastrofë humanitare!”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, barrikadat janë vendosur që nga e shtuna si shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit serb në Policinë e Kosovës.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në s ulmet ndaj zyreve të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën Veriore, në mënyrë që të kundërshtohet mbajtja e zgjedhjeve në këto katër komuna./teve1

Postimi i plotë i gruas serbe:

“Tezja ime, e cila jeton në Kosovë dhe Metohi, pësoi s ulm në zemër sot, pasi djali i saj u torturua nga dy majmunë të maskuar.

I shkreti duhej ta çonte nënën në spital në Kosovska Mitrovicë, por ata idiotat në barikadë nuk ia hapën rrugën. Unë nuk mund të shkoj as në Raska.

Sonte janë në mëshirë të fatit.

Poshtë KiM, duke luftuar Albin Kurtin, lufta me barrikada kthehet në luftë kundër vetë serbëve.

2012. vite mbi barrikada ne që qëndruam atje kishim mirëkuptim për serbët. Unë jam një prej tyre. Ne i lëmë pacientët të lëvizin. Madje po i ndihmonim.

Ata pak njerëz që sot janë ulur në barrikada në Kosovë dhe Metohi nuk janë nga ata që i njohin serbët që jetojnë në atë zonë.

Vështirë për serbët që jetojnë në veri të Kosovës.

Ju lutem ndihmoni këtë grua sonte. Me shkruani ne privat, ju tregoj ku mund ta gjeni, sepse kam frike ti publikoj emrin.”