xhandarmëria serbe
Sipas faqes “Svirca” në Facebook, kësaj radhe ata janë xhiruar dhe fotografuar derisa ishin rreth 500 metra nga kufiri në Svircë – Kapi.
Dyshohet se të premten (25.09.2020) pasdite, pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë futur sërish brenda territorit të Kosovës.
Media vendore ka provuar të kontaktojë me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastratin, mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigje.
Kujtojmë se ka qenë data 7 gusht 2020, kur xhandarmëria serbe është parë duke kaluar nëpër Karaçevë të fshatit Kamenicë.
Kjo ngjarje ka ngjallur reagime tek banorët e kësaj ane.