E FUNDIT: Këto janë të rejat e fundit që vijnë nga Zvicra


Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 10.073 raste të reja që kanë rezultuar pozitivisht në testimet e bëra për koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Po kështu raportohen edhe 73 raste të reja të vdekjes nga Covid-19, njofton srf.ch.

Si numri i rasteve ashtu dhe ai i vde kjeve është më i larti i regjistruar deri tani, shkruan albinfo.ch. Duhet thënë se pas disa ditëve të javës së kaluar kur numri i rasteve pozitive shkonte në mes të 8000 dhe 9000, në fundjavën që kaloi pati nisur një ulje e këtyre numrave në rreth 7000 gjegjësisht 6000, dy ditët e fundit.

Mesatarja 7 ditore është 7707 raste në ditë ose 21 për qind më shumë se në javën e kaluar, përcjell albinfo.ch. Trendi po rritet në një nivel shumë të lartë.

Shkalla mesatare e rasteve pozitive në 7 ditët e fundit aktualisht është 26.6 për qind.

Mesatarja e numrit të testimeve në shtatë ditët e fundit është 30,870 teste në ditë dhe kështu është rritur për 17 për qind krahasuar me javën e mëparshme.

Kantonet aktualisht raportojnë 3,222 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 46 për qind më shumë se në javën e kaluar.