Reperja e njohur Rina Balaj është rikthyer sërish në rrjete sociale vetëm pak ditë më parë, pas një mungese që bëri merak ndjekësit e saj.
Pas rikthimit, Rina shpjegoi në një status të gjatë mungesën e saj, duke treguar si e përjetoi largimin dhe dha një mesazh për të gjithë.
Gjatë qëndrimit larg rrjeteve sociale, Rina kuptoi se ishte më e qetë dhe në atë mënyrë largonte njerëzit që e stresonin.
Reperja i është rikthyer normalisht postimeve në profilin e saj në Instagram, ndërsa vetëm pak orë më parë na ka ëmbëlsuar me një foto të sajën kur ishte në moshë të vogël.