E keni ditur apo jo? Kush ishte Japonezi që Iuftoi në radhët e UÇK-së

Gjatë l uftës në Kosovë në vitin 1999, shumë të huaj kishin marrë pjesë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Italia e Franca kishin ardhur për ta ndihmuar UÇK-në. Por pak janë ata që e dinë se në ndihmë UÇK-së i doli edhe një Japonez.

Japonezi, i cili njihej vetëm me emrin Kokimura, kishte përdorur teknika të l uftës tradicionale japoneze. E kështu e kujton edhe Asllan Shala.

Fillimisht, Kokimura kishte ngjallur dyshime por ai që kur kaloi kufirin Kosovë-Shqipëri, kishte treguar aftësitë e tij u shtarake.

E japonezin i cili l uftoi për Kosovën e kujton edhe Sabit Gashi, ish-k omandant i p olicisë u shtarake të UÇK-së në zonën e Pashtrikut i cili edhe ka shkruar libër për të, të cilin e titulloi ‘Japonezi’. Madje Gashi kujton edhe fjalët e tij.

“Sa më shumë që marrim pjesë në l uftëra, ne e kemi respektin më të madh atje, na radhiten më shumë grada” tha Gashi.

Us htari japonez misionin e kishte përfunduar pas p lagosjes në b etejën e Kleçkës, ku nga aty u dërgua në Shqipëri për sh ërim, e më pas në Japoni. Që nga ajo kohë, nuk ka asnjë informatë për të.