E konfirmon MSH: Është pranuar një person i dyshuar për Lijën e Majmunëve në QKUK

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është konfirmuar një rast i dyshimtë i infektuar me vi rusin Lija e Majmunit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate, MSH ka njoftuar se bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga komuna e Dragashit, i cili është pranuar për trajtim dje në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit”, thuhet në komunikatë.

Sipas Ministrisë, atij i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike në Holandë. Gjendja e tij është stabile.

“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, ka njoftuar Ministria.

Komunikata e plotë:

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.

Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile.

Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.

Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara.

Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarër e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.