Isha lodhur shumë në shkollë, nuk kisha frekuentuar asnjë vend të mbyllur, por kur erdhi ditëlindja e shokut tim të ngushtë, vendosëm që vetëm kësaj here të shkonim në një lokal nate.
Ky është rrëfimi i një vajze të re italiane, që e mori koronavirusin pikërisht pas festës në lokalin e natës. Media italiane ‘Corriere della Sera’ ka përcjellë historinë e treguar nga vetë vajza. Për shkak të saj e gjithë familja u infektua, ndërsa i ati është në gjendje të rëndë në spital.
Më poshtë rrëfimi i vajzës:
“Unë dhe miqtë e mi kishim vendosur të mos shkonim në disko dhe vende të mbyllura për të shmangur infeksionet, por ajo e shtunë ishte ditëlindja e mikut tim më të dashur, si nuk mund të festonim deri vonë? Menduam se asgjë nuk do të ndodhte për një natë. Ishte fillimi i filmit horror që po përjetoj. Javën tjetër fillova me simptoma si ftohja dhe kolla dhe mendova se ishte për shkak të ajrit të kondicionuar.