E pabesueshme: Hungaria ia qet mërgimtarit specat e marrë nga Kosova në rrugë (FOTO)


Shumë mërgimtarë nga shumë vende të Evropës kanë ardhur të vizitojnë Kosovën. Tetori ishte muaji që kishte numër të madh të diasporës shqiptare në vendlindje, shkruan albinfo.ch.

Duke qenë se jemi në kohë vjeshte dhe tradicionalisht në mënyrë të veçantë në kulturën e ushqimeve shqiptare gjithmonë kanë qenë të pranishme edhe përgatitja e turshive në mënyrë të veçantë.

Kultivimi i ushqimeve bujqësore në Kosovë është i pasur, sidomos produktet e specave të llojeve të ndryshme.

Shumë mërgimtarë po marrin me vete produkte bujqësore (speca) në veturat e tyre, për t’u nisur drejt shteteve të Evropës, ku ata jetojnë.

Mirëpo, informacionet e fundit tregojnë se autoritetet kufitare hungareze nuk po i lejojnë mërgimtarët që të marrin produkte vjeshtore nga Kosova.

Fotografia e mëposhtme është dërguar një mërgimtar, i cili ishte duke pritur në kufirin Serbi-Hungari dhe të gjithë mërgimtarëve produktet bujqësore u janë ndaluar në kufi.