E pabesueshme! I ndjek policia, 12 emigrantë zbresin vetëm nga një mjet volkswagen 5 vendësh në hyrje të Elbasanit

12 emigrantë zbresin vetëm nga një mjet volkswagen

Pamje të rralla që po qarkullojnë në rrjet kanë ardhur këtë herë nga Elbasani. Shoferi i një makinë “Volkswagen” me vetëm 5 vende kishte futur brenda mjetit 12 refugjatë sirianë.

Nga pamjet shihet se si makina kthen befas në anë të rrugës dhe nga ajo dalin jo 3- apo 4 persona, por plot 12 vetë. Pasi makina me emigrantë zbrazet, shihet se në autostradë kalon policia që po i ndiqte. Sipas policisë, shoferi është kapur.