E pabesueshme se sa shumë përngjan 63 vjeçari kosovar me Skënderbeun (VIDEO)

Në Pejë Reshat Berisha njihet si një nga qytetarët më të respektuar nga të gjithë.

Ai për disa vite kishte jetuar në perëndim, apo më saktë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që i cili më pas u kthye në vendlindjen e tij, në Pejë.

Por ajo që habit më së shumti të gjithë është ngjashmëria që Reshat Berisha ka me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, transmeton Telegrafi

Ndryshe, Reshati më herët ka qenë një sportist, dhe ish-punëtor i Radio Televizionit të Kosovës dhe ka qenë një personazh i përfshirë në fusha të ndryshme.

Ai bënë ditur se gjatë periudhës kur ai kishte jetuar në SHBA, shumë shqiptarë i kishin thënë se në qëndrimin e tij në profil duke u bazuar tek mjekra, ai duket si Skënderbeu.

Tutje Reshati e shpreh dëshirën e tij të kamotshme e e cila është bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare.

ATV realizoi një intervistë me të ku 63-vjeçari tregoi më gjerësisht për jetën e tij. /Telegrafi/