E Papritur ajo çfarë thotë Eksperti Britanik, Nëse nuk mbyllemi tash..


Britania e Madhe mund të përballet me një valë të dytë Covid për Krishtlindje nëse një karantinë kombëtare nuk zbatohet tani. Paralajmërimi vjen nga një shkencëtar i njohur në vend, këshilltari qeveritar Prof. John Edmunds. Ai thotë se sistemi i karantinës me 3 nivele do të ngadalësojë përhapjen e virusit, por nuk do ta zvogëlojë atë.

“Edhe nëse i ndalonim gjërat tani, rastet dhe shtrimet në spital do të vazhdonin të rriteshin për 10 ditët e ardhshme [ose për]2 javë sepse ato janë pjekur tashmë. Ata tashmë janë infektuar, por do të duhet pak kohë për t’u shtruar në spital – dhe e njëjta gjë vlen edhe për vdekjet. Ne do të shohim një valë rreth Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me një numër shumë të rëndë të rasteve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar” – tha eksperti.

Ai tha se duke parë se ku jemi sot, “nuk ka asnjë shans” që Mbretëria e Bashkuar të mos dalë nga dimri pa dhjetëra mijëra vdekje. Prof. Edmunds shtoi se nëse nuk merret ndonjë masë shtesë atëherë Mbretëria e Bashkuar do të shohë kulmin e pandemisë në 6 javët e ardhshme.

“Kjo është ajo që ne do të shohim. Një numër shumë i madh rastesh, qindra vdekje në ditë. Unë nuk mendoj se do të arrijë kulmin e epidemisë që patëm në Mars dhe Prill, por në shumë pjesë të vendit mund të jetë mjaft e ngjashme” – tha ai. Prof. Edmunds tha se një vaksinë kundër Covid është “pothuajse e sigurt” në një të ardhme jo shumë të largët./Lapsi.al