E PAPRITUR/ Ja çfarë është duke ndodhur në Itali


Italia vijon të shënojë rritje të numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 24,991 raste të reja në 198,952 tamponë të kryer, shifra më e lartë e të infektuarve që prej fillimit të pandemisë.

Po në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë edhe 205 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar në 37,905 numrin e atyre që kanë humbur betejën me koronavirusin.

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, qeveria italiane ka rikthyer disa nga masat kufizuese, të cilat janë pritur nga protesta masive në disa qytete të shtetit fqinj./ Opinion.al