E PAPRITUR/ Ja çfarë i ndodhi Kryetarit të OBSH-së…


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është karantinuar, pas kontaktit me një mbartës të vírusit Covíd-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai, të dielën, përmes një postimi në “Twitter”.

“Unë kam qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozítiv. Jam mirë dhe pa símptoma, por do të vetëkarantínohem.

Duke respektuar protokollin e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavírusit”, shkruan kreu i OBSH-së, i vendosur në Gjenevë.

Ai gjithashtu i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

“Vetëm duke respektuar protokollet mund të ndërpriten zinxhirët e transmetimit, si dhe të sígurohet mbrojtja e sistemit shëndetësor”, shprehet Ghebreyesus.

Tedros ka qenë në krye të përpjekjeve të OBSH-së për të luftuar pandeminë, e cila ka marrë jetën e 1.2 milionë njerëzve, si dhe ka infektuar më shumë se 46 milionë në të gjithë botën, që nga shfaqja në Kinë në fund të vitit të kaluar.