Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka publikuar një video të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në të cilën ai thoshte dikur se Hashim Thaçi ishte përgjegjës për zhdukjen e Behajdin Allaqit. Fjalimi në videon e mëposhtme mban datën 26 shkurt 2016.
Derisa, ka shtuar edhe qëndrimet e Kurtit sot, i cili doli në mbrojtje të presidentit Thaçi. Ai madje nuk ka nguruar ta quaj Kurtin instrumentalizues.