E rëndë: 15-vjeçarja dyshohet se është dhυnuar nga një 23-vjeçar në një motel

Numri i rasteve të n gacmimeve, sulmeve dhe dh’unës ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për raste të tilla, ku viktimat shpeshherë janë vajza të mitura, të cilat keqpërdoren nga persona të rritur.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Viti, ku një vajzë e moshës 15-vjeçarë dyshohet se është dh unuar nga një person. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 23-vjeçar, i cili është arrestuar gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e tij, nën dyshimet se ka kryer m arrëdhënie me të miturën në një motel.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur para dy ditësh dhe pasi Policia është vënë në dijeni është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar. Pas shoqërimit në stacion policor, i riu ka dhënë deklaratë para hetusve për veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dh unim” dhe ndalimin prej 48 orësh.