![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Shqipëria është përfshirë nga moti i ftohtë dhe i acartë prej disa ditësh dhe shumë zona po vuajnë pasojat e reshjeve të shumta të dëborës, pasi janë bllokuar dhe kanë patur edhe vështirësi në furnizinin me energji elektrike apo ujë.
Një nga zonat e prekura më së shumti nga moti i keq është edhe Korça, në të cilën temperaturat kanë arritur minus 11-12 gradë Celsius.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Dhe efektet e këtij të ftohti janë ndjerë edhe nëpër shkolla, ku në disa prej tyre mungojnë sistemet e ngrohjes dhe nxënësit janë të detyruar të zhvillojnë mësim në kushte aspak të përshtatshme.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Për të zgjidhur disi situatën, një mësues i quajtur Maliq Torra, teksa bën në këmbë rrugën për të shkuar në shkollë, mban në krah shkarpa për të ngrohur nxënësit.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë, çka dëshmon edhe njëherë vlerën e lartë humane që karakterizon një mësues. Ama, nga ana tjetër veprimi i tij është edhe një mënyrë për të denoncuar mungesën e kushteve në shkollë.