E rrallë: Në Kosovë shënohet nga 75 metra, futbollisti bën mrekullinë në fushë

Një gol i jashtëzakonshëm është shënuar në fundjavën e kaluar në futbollin kosovar në kategorinë e të rinjëve.

Edmond Duplaku, qendër mbrojtësi i Shkollës së Futbollit “Kurda” ka realizuar një eurogol në sfidën ndaj Ferizajit U-17.

Duplaku ka shënuar një gol të mrekullueshëm nga pjesë-fusha e tij, duke zënë në befasi të gjithë kundërshtarët. Goli i tij u shënua nga 75 metra distancë.

Gola të tillë shihen rrallë herë në futbollin kosovar, andaj Duplaku padyshim se meriton shumë vëmendje për këtë magji të dhuruar në fushë.

Ja goli i tij: