E shau Vuçiqin në Facebook, Por kjo çka i ndodhi Ministres Haradinaj do habiteni


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se ka mbetur pa Facebook, pas një statusi në këtë rrjet social ku e quajti “këlysh i Rusisë” presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kryedimplomatja ka shkruar në Twitter se “Postimi “Politika e këlyshëve të Rusisë” më la pa llogarinë time në Facebook”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ministres së MPJD’së i është hakuar llogaria personale në Facebook.

Kjo pasi Haradinaj-Stublla kishte quajtur presidentin serb, Aleksandër Vuçiq “këlysh i Rusisë”, meqë, sipas saj, ai shërben si dorë e zgjatur e propagandës ruse për minimin e sigurisë në Ballkan.

“Politika dhe qasja e “këlyshit Rusisë” është qartazi kundër vlerave të BE-së dhe politikave të sigurisë së Ballkanit. Të gjitha përpjekjet ruse dhe serbe për të minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit janë të papranueshme për Kosovën dhe, me siguri, do të dështojnë, njësoj sikurse kapitullimi i tyre famëkeq në 1999-n”, ka shkruar tutje udhëheqësja e dikasterit të Punëve të Jashtme, duke iu referuar fushatës së bombardimeve të NATO-s.