E tepërt kjo! Pas talljes me “gërrnaqat”, Valon Syla tallet me prishtinalitë

Gazetari kosovar, Valon Syla ka ironizuar me qytetarët që janë të vendeve të tjera të Kosovës e që kanë lindur në Prishtinë, pasi këta të fundit “mbahen” për Prishtinali.

Syla përmes postimit të tij, ka thënë se këta persona presin edhe pagë për këtë.

Kujtojmë se gazetari Syla muaj më parë filloi talljen me mërgimtarët duke i quajtur “gërnaqa”.

“I lus gërrnaçat që në këtë turrë mi ndreq dhëmbët hatri jonë këtu. Me na ndreq edhe ekonominë tu i ndreq dhëmbët e juaj. Kqyrni ndreqnu edhe thonjtë, feniratnu, edhe poliratni kerret.Ne në Gjermani e Zvicër s’ja u qet”, kishte shkruar Valon Syla që ngjalli reagime të shumta madje përfundoi edhe me një përleshje fizike në Fushë Kosovë.