E tmerrshme: Burri kosovar shet gruan e tij për persona tjerë në këmbim të parave

Ushtrimi i veprimtarisë së kundërligjshme të Trafikimit me njerëz vazhdon të mbetet fenomen shqetësues dhe sfidë për institucionet kosovare. Organet e rendit vazhdimisht përmes veprimeve hetimore bien në gjurmët e personave që dyshohen për marrje me t rafikim. Për këtë vepër penale është arrestuar mbrëmë një person në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fatmir Rushiti, 51-vjeçar.
Rushiti u arrestua mbrëmë në fshatin Koshare pas një hetimi disa mujor nga Njësia për Hetimin trafikimit dhe i njëjti u zbulua se për rreth dy vite ka detyruar bashkëshorten e tij 52-vjeçare që në këmbim të parave të kryejë marrëdhënie me persona të ndryshëm të cilët i ka siguruar ai.

Pas arrestimit, 51-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit në praninë e avokatit të tij mbrojtës. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Rushiti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës “Trafikim me njerës”. Kujtojmë se muajt e fundit janë zbuluar një numër i madh i rasteve të trafikimit.