E turpshme: “Gruaja nuk vritet pas koke, por në lule të ballit”, ky është komenti i një kosovari

Sa herë në Kosovë ndodh ndonjë rast i rëndë, si ai i v rasjes së gruas shtatzënë nga ish-burri i saj, i cili më pas bëri vetëv rasje, komentet në rrjet po ashtu janë v rasëse, dhe shumë shq etësuese.

I njëjtë ka qenë edhe komenti i B.Z nga Gjakova, ashtu siç i shkruan në profilin e tij në Facebook, i cili e ka arsyetuar v rasjen e Hamide Magashit nga ish-burri i saj, Sokol Halili.

Zymi ka shkruar se edhe ai ashtu do të vepronte, po ti vinte puna.

“Më falni çka po flas, nuk ka pas qare pa e v ra gruan e vet në derën e oborrit të spitalit se gruja duhet me qene për një burrë. Krejt kjo v rasje që është bërë, është bërë nga motrat e veta. Po trimi se ka qenë trim e ka v ra, po nuk ka pas përkrahje pastaj v rau veten”, shkruan Zymi në komentin e tij, të bërë tek video e emisionit Debat Plus, transmeton Gazeta Insajderi.

“I lumtë atij që nuk ka rënë në dorën të policëve e ka kryer punën dhe ka shku ne gjenet, nuk e njoh as njërën palë, por gruaja nuk v ritet pas koke, por në lule të ballit”, vazhdon shkrimi i tij.

Ai tutje thotë “ishalla s’i ndodh kurrkujt dhe atij që i ndodh kësi rasti gruan duhet me v ra në lulen e ballit”.