E turpshme: Ministri Zemaj fajëson Mërgimtarët për rritjen e rasteve


Deklaratat e pa matura që i kemi parë ditëve të fundit nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka vënë në pahë edhe sot, gjatë një reagimi pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Sipas tij, në rritjen e rasteve ka ndikuar ardhja masive e bashkë-atdhetarëve këtyre ditëve në Kosovë, nga vendet evropiane që këtyre ditëve po shënojnë gjithashtu ngritje të madhe të rasteve me Covid-19.

“Sipas të dhënave tona rritja e numrit të rasteve vjen nga institucionet publike, që është një tregues shumë i keq dhe që flet se ajo që është thënë në takimin e fundit të Komitetit se ka mos-dicipilinë në administratën shtetërore sa u përket zbatimit të masave, po del të jetë e vërtetë, pa i harruar institucionet e tjera dhe veçmas sektorin e gastronomisë, i cili bën presion çdo ditë, iu dha edhe më shumë kohë për të ushtruar veprimtarinë për një orë më shumë, ndërsa në anën tjetër nuk zbatohen masat”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e tij në Facebook