Edhe gruaja e Kadri Veselit, Violeta, ishte pjesë e iftarit të organizuar për bijat e Shajkocit.
Këshilli organizativ i fshatit Shajkoc të Podujevës ka shtruar një iftar për rreth 250 bija të këtij fshati, njofton Klankosova.tv.
Organizatorët bënë të ditur për Klan Kosovën se ky iftar u mundësua nga mërgata e këtij fshati. Ndryshe, ky iftar jo fort i zakontë pati qëllim ruajtjen e lidhjeve farefisnore.