Edhe një grua shtatzënë në Gjakovë bëhet llom nga bashkëshorti i saj, e rreh me grushte e rrip

Dh una në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më sh qetësuese në vend, ku zakonisht v iktima janë gratë të cilat dh unohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Ato madje nuk ‘kursehen’ nga s ulmet as gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh. Në 24 orët e fundit kanë ndodhur tri raste të tilla në rajonin e Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Për dy raste Sinjali ka raportuar mbrëmë dhe sot, teksa tash ka mësuar detaje se edhe një grua shtatzënë nga fshati Hereq i kësaj komune, e cila ka kërkuar mbrojtje nga Policia.

Ajo e ka d enoncuar bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se ka ushtruar dh unë ndaj saj, mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e tyre.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se burri i dyshuar, M.A.. 32-vjeçar, ka ushtruar dh unë fizike ndaj bashkëshortes së tij që është shtatzënë, e të cilën e ka g oditur me grushte e rrip në kokë e pjesët e trupit.

Pas dh unës që p ërjetoi nga burri gjatë pritjes së ëmbël, asaj iu desh t’i nënshtrohej kontrollit gj inekologjik, por për fat të mirë gjithçka ka qenë në rregull. Megjithatë, Sinjali mëson se ajo ka pësuar l ëndime në pjesët e tjera të t rupit, për çka mori trajtim mjekësor.

Pasi policia është vënë në dijeni për tastin, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Sinjali merr vesh se gruaja shtatzënë bashkë me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

Teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit “Dhunë në familje” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.