Ekskluzive: Këta janë tre “veteranët e rrejshëm” nga Gjilani që dëmtuan buxhetin rreth 27 mijë euro (Emrat)


Florim Aliu, Rafet Rexhepi e Afrim Aliu janë tre prej gjashtë veteranëve për cilët Proku roria Themelore në Gjilan ngrit ak takuzë, të shtunën e 31 tetorit.

Në vlerën prej 26 mijë e 520 euro është dëm tuar buxheti i Kosovës vetëm nga këta tre veteranë nga rajoni i Gjilanit.

Florim Aliu, Rafet Rexhepi e Afrim Aliu kanë dëm tuar secili buxhetin e Kosovës në shumë prej 8 mijë 840 euro.

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë ak takuzën e Florim Aliut, Rafet Rexhepit e Afrim Aliut, të cilët proku roria i ka ngarkuar për vep rën pen ale “Legal izimi i përmbajtjes së rreme”.

Të pandehurit kanë vënë në lajthitje Komisionin qeveritar të Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në atë mënyrë që i kanë plotësuar me të dhëna të pavërteta aplikacionet e dedikuara për pjesëmarrësit aktiv në UÇK.

Të njëjtit kanë pretenduar që kinse kanë qenë të angazhuar në aktivitete ushtarake të logjistikës, ku këto aplikacione i kanë dorëzuar në Shoqatën e Veteranëve të Luftës në Gjilan, me ç’rast të pandehurve iu është njohur statusi i veteranëve të luf tës dhe e drejta në pension mujor prej 170 Euro.

Në ak takuzën që posedon Gazeta Insajderi, potencohet se të aku zuarit Florim Aliu e Afrim Aliu, kanë deklaruar rrejshëm se për dy muaj radhazi, nga 14 prilli e deri më 15 qershor të vitit 1999 kanë qenë pjesë e Ushtr isë Çlir imtare të Kosovës (UÇK).

Me këtë vep rim, ata kanë fituar statusin e veteranit të UÇK-së, e ku për 5 vjet radhazi ka arritur të marrë nga shteti nga 170 euro në muaj.