EKSKLUZIVE/ Ky vend i Ballkanit zgjatë kufizimet deri më 30 nëntor


Karantina në Greqi, që zgjat deri më 30 nëntor, do të vazhdohet edhe për shtatë ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stelyo Petsas, zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë tha se karantina dhe ora policore, që planifikohej deri më 30 nëntor, do të vazhdohet deri më 7 dhjetor.

Petsas tha se ky vendim është marrë për shkak të rritjes së vazhdueshme të infeksioneve dhe rasteve të vdekjes.

Duke nënvizuar se shkalla e infeksionit është alarmant, veçmas në Selanik,, Larisa, Akarnania dhe Lesbos, Petsas tha se është shumë herët për zbutjen e masave.

Sipas të dhënave që dje i shpërndau Agjencia kombëtare e shëndetit publik të Greqisë, numri i pacientëve me COVID-19 në respiratorë është rritur në 597.

U konstatua se dje në vend janë regjistruar 2.152 raste të reja, ndërsa 87 persona humbën jetën si rezultat i infeksionit.

Nga fillimi i epidemisë në Greqi janë regjistruar 97.288 raste të infektimit dhe 1.902 raste të vd ekjes.