Ekskluzive: Zbulohet dokumenti që demanton delegacionin kosovar: Çanta e vjedhur kishte materiale sensitive! (Video)


IndeksOnline dje ka raportuar ekskluzivisht se si delegacionit kosovar në Bruksel i është vjedhur çanta me dokumente konfidenciale me të cilat ky delegacion po përfaqësohej në bisedimet me Serbinë. Pas publikimit të këtij lajmi dy protagonistët e kësaj ngjarje reaguan nëpër media duke e mohuar se delegacionit i janë vjedhur dokumente sensitive mé póshté mund ta shíhní vídeón nga biseda.

“Kjo është tërësisht e pavërtetë, një spekulim i pakrypë, asnjë dokument konfidencial i delegacionit shtetëror të Kosovës nuk është vjedhur asnjëherë askund”, ka thënë Hyseni.