EKSLUZIVE: Lutfi Haziri pritet të zgjedhet kryetar i ri i LDK-së

Isa Mustafa do të japë sot dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë, kanë bërë të ditura burime të lajmi.net brenda LDK-së.

Mësohet se LDK tashmë ka dy kandidatë kryesorë për pasardhës të Mustafës.Lutfi Haziri ose Kujtim Shala pritet të jenë kryetar i ri i LDK-së.

LDK ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo aktualisht renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.