Alon Ben-Meir, ekspert amerikan i çështjeve të Ballkanit, ka thënë se Kosova është vendi më i izoluar në Ballkanin Perëndimor.
Ben Meir ka shtuar se Bashkimi Evropian duhet ta di se mbajtja e Kosovës si një vend i izoluar, sipas tij ia hap derën presidentit turk, Tayip Erdogan për të rritur më tej ndikimin e tij në rajon, shkruan lajmi.net.
“Kosova ende mbetet vendi më i izoluar në Ballkanin Perëndimor. BE-ja duhet të dijë se mbajtja e këtij vendi në zemër të Evropës të izoluar do t’i hapë derën Erdoganit për të rritur më tej ndikimin e tij në rajon”, ka thënë Ben-Meir.
#Kosovo still remains the most isolated country in Western Balkans. The EU must know that keeping this country in the heart of Europe isolated will open the door for #Erdogan to further increase his influence in the region. pic.twitter.com/EPGqt84KC4
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) July 20, 2022
Përndryshe, disa javë më parë është zhvilluar Samiti i Bashkimit Evropian ku pritej që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të zgjidhet.
Megjithatë, kjo nuk ndodhi pasi që disa shtete si Franca dhe Holanda dolën kundër, duke u shprehur se Kosova duhet të bëjë ende përparim në mënyrë që t’i liberalizohen vizat.
Pavarësisht kësaj, kjo temë vazhdon të jetë aktuale, ku janë dhënë shpresa që liberalizimi i vizave do të ndodh në fund të këtij viti.