Eksperti i sigurisë e “zbulon” se kush e ka vendosur flamurin serbo-rus në kishën në Obiliq

Flamuj serbo-rusë janë shfaqur në Babimoc të Obiliqit, fshat ky i banuar me shumicë serbe.

Në videon e siguruar nga KosovaPress, të njëjtit shihen se janë vendosur pranë objekteve të kultit.

Po ashtu, në këtë vendbanim mbrëmë është raportuar se janë shfaqur edhe simboli “z”, e përhapur gjerësisht si simbol i a gresionit rus në Ukrainë.

Ndërsa eksperti i sigurisë Agim Musliu thotë se nga të dhënat që ka siguruar OCTOPUS, bazuar edhe në të dhënat e marra me OSINT, vendosjen e flamurit serbo-rus në kishën ortodokse në Babimost të Obiliqit, e ka urdhëruar Milan Kostic.

Ky i fundit është një nga eksponentët e Listës Srpska.