



Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të vendit Hashim Thaçi duket të ketë kaluar ditën e shtunë në shoqërinë e reperit Mozzik.




Derisa mbajnë në duar bashkërisht flamurin shqiptarë, fotografisë i kanë vënë mbishkrimin “Liria ka emër, UÇK”, transmeton IndeksOnline.




Nga ana e tij, Mozzik jo rrallë herë u ka dalë në mbrojtje ish- ushtarëve të UÇK-së.
Ndryshe, ish- presidenti Thaçi së bashku me ish- krerët e UÇK-së ndodhen në Hagë dhe po mbahen në paraburgim pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale. /IndeksOnline/