Enver Hoxhaj fton sërish Albin Kurtin në debat, Hajde dil matu o burrë!


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, para të rinjve të Gjilanit ka paraqitur programin e Rimëkëmbjes ekonomike.

Nga atje, Hoxhaj edhe një herë ka ftuar në debat kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, për të cilin tha se nuk ka guxim që të ballafaqohet me të në një debat për programin me të cilin garojnë në këto zgjedhje.

“Ne e kemi programin më të mirë, ne e kemi lidershipin më të mirë, ne e kemi ekipin më të mirë për t’i fituar këto zgjedhje dhe Albin Kurti i ik debatit, i ik debatit me PDK-në. Fjala e tij ‘dil matu’ ka qenë e njohur dhe unë saktë i them Albinit në Gjilan dil matu në debat, po ai nuk po guxon të bëjë një gjë të tillë, po i ik debatit. “, ka thënë Hoxhaj.

“Vetëm dje çka ka ndodhur, mënyra se si e ka sulmuar një institucion të pavarur, KQZ-në, kur nuk i ka ra mirë, kur i ka ra shumë mirë kur e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese me e rrëzua Avdullah Hotin me rregulla të njëjta, me procedura të njëjta dhe kur nuk i bjen mirë, kur Gjykata Kushtetuese me vendimin e njëjtë po merr masa në raport më të dhe kjo tregon realisht ai dëshiron të qëndrojë mbi shtetin”, ka thënë Hoxhaj.

“Në këto zgjedhje nuk është në pyetje vetëm kush do të qeverisë, është në pyetje a do të mbesim edhe më tutje demokraci apo do të shndërrohemi në diçka tjetër”, tha ai.”, shtoi ai.