Enver Hoxhaj: PDK s’futet për t’i bërë “qejf“ tjerve në Qeveri


Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se ende nuk është opsion real futja në Qeveri e PDK-së.

“Si parti nuk kemi dilemë që a të jemi në qeveri apo jo. Deri më tash nuk është diskutuar në strukturat e partisë. Dhe asnjëherë unë me ndonjërin prej zyrtarëve të lartë nuk e kemi diskutuar. Nuk ka qenë temë deri më tash”, ka thënë ai në T7.

“Perceptimi se Gjykata Speciale mund të veprojë ka shtuar presionin mbi ne. Kjo deklarata e Gjykatës Speciale ka krijuar një presupozim se për shkak të kësaj Gjykate nuk do të marrim ndonjë vendim. Së dyti, sjellja jon politike ka qenë tipike prej vitit 2004-2007. PDK nuk është kundër shtetit, por bën opozitë konstruktive. Nuk futemi në Qeveri për ti bërë numrat”, tha ai.